Real Madridi ka nevojë për lojtarët më të mirë dhe duhet të nënshkruajë me yllin e PSG-së, Neymar, sipas brazilianit të madh, Ronaldo. Neymar bëri një transferim rekord prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te PSG-ja verën e kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2022 me gjigantët e Ligue 1. Pavarësisht nga kjo kontratë, 26-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje tjetër të madhe, në “Santiago Bernabeu”. Ronaldo, i cili kaloi më shumë se katër sezone në Madrid, tha se ish-klubi i tij gjithmonë kërkon të nënshkruajë me më të mirët dhe kjo përfshin edhe Neymarin. “Neymar është një lojtar i shkëlqyer, ndoshta ai do të jetë më i miri në botë për pak vite. Real Madridi ka nevojë për më të mirën”, tha ai të mërkurën, nëpërmjet “Marca”.
Pavarësisht nga spekulimet, Ronaldo ka shtuar zërat për një lëvizje të mundshme të Real Madridit drejt Neymar. Fituesi i dyfishtë i Kupës së Botës beson se “Los Blancos”, të cilët janë të katërtit në La Liga dhe 19 pikë pas Barcelonës, ndoshta mund të fitojnë për herë të tretë radhazi Ligën e Kampionëve, përkundër problemeve të tyre në këtë sezon. “Unë nuk kam dëgjuar ndonjë përfaqësues zyrtar të Real Madridit, që të thotë ndonjë gjë për Neymar, tha Ronaldo. Ata duhet të mendojnë për atë që kanë dhe këtë sezon është e vështirë për Real Madridin. Duhet të vazhdojnë betejën dhe të përfundojnë sa më mirë. Liga e Kampioneve është një kompeticion ku ata bëjnë mirë, ndaj le të shohim se si do ta përfundojnë, sepse gjithçka ndryshon shumë shpejt në futboll”. Për të fituar Ligën e Kampionëve, megjithatë, “Los Blancos” do të duhet të kalojnë përmes Neymar dhe PSG-së në raundin e radhës. Ndeshja e parë e këtij çifti është vendosur të luhet në “Santiago Bernabeu”, më 14 shkurt.
Karriera e Neymar, e cila ka vendosur një rekord botëror me transferimin prej 222 milionë euro te PSG-ja, mund të kishte qenë dukshëm ndryshe, meqë Lokomotiv Moska nuk vendosi kundër një lëvizjeje në vitin 2008. Pasi e panë yllin brazilian te Santosi, gjatë turneut rinor të Kupës së Mesdheut, gjigantët rusë menduan ta blinin për 10 milionë euro.
Megjithatë, ata duhej të arrinin në përfundimin se pakoja e kërkuar e transferimit ishte shumë e kushtueshme dhe një rrezik, që nuk ia vlente të merrej me të riun e parakohshëm.
Në vend të tij, Lokomotiv vendosi besimin tek një fëmijë premtues, Alan Gatagov. “Ne menduam se a ishte e vlefshme blerja e Neymar apo jo, tha ish-presidenti i Lokomotiv, Nikolai Naumov, për ‘Sport-Express’. Ne donim ta blinim atë. Skautët tanë e shikuan brazilianin. Kishte dyshime të mëdha. Së pari, sepse ishte shumë i ri. Së dyti, ishte e paqartë si do të përshtatej me Rusinë. Prandaj, vendosëm të mos e merrnim atë. Do të kishte qenë një operacion rreth 10 milionë euro, ndoshta. Ju e kuptoni, duke paguar aq shumë për një të ri, nga një kontinent tjetër…, duhet të kesh kujdes me këtë lloj gjëje. Po, kemi humbur në fund, por nuk e kam vërejtur se Neymar luajti më mirë se të tjerët. Alan Gatagov dukej aq i mirë”.