Familja Hoxha në Krujë shprehet se ka marrë ndihma minimale, dhe se kanë disa netë që paguajnë nga 50 mijë lekë të reja qera për tendën ku kalojnë natën.
“Jemi 6 persona në familje dhe për ne askush nuk ka marrë asnjë masë, disa kalamaj shkolle na kanë sjellë disa ndihma të vogla, paguajmë 50 mijë lekë qera për çadrën”, tha një qytetare.
“Me pas 50 mijë lekë në ditë shkoj e qëndroj në hotel, ata që nuk kanë pësuar asnjë dëm kanë marrë çadra e batanije. Çadrën që kemi sot e kemi marrë me qera, bashkia e Krujës nuk na ka ofruar asnjë përkraheje”, u shpreh një tjetër e kësaj familje.