Para debatit të dytë presidencial, Donald Trump mbajti një konferencë për shtyp me disa femra që akuzonin Bill Clinton për përdhunim dhe ngacmime seksuale.
Ngjarja e papritur u transmetua live në Facebook dhe ndodhi vetëm disa orë pas debatit të dytë që pa të diskutonin kokë më kokë republikanin Trump dhe demokraten Hillary.
Trump shihet me 4 gra, 2 nga të cilat akuzojnë ish-Presidentin Bill Clinton për kryerjen e dhunës seksuale ndaj tyre, ndërsa një tjetër akuzon zonjën Clinton se e ka kërcënuar atë.
Të katërta ato treguan mbështetjen e kandidaturës së Trump dhe kritikuan Clinton-ët.
Paula Jones, një ish-punonjëse e shtetit Arkansas tha se, ishte ngacmuar seksualisht nga Clinton në vitin 1999: “Jam këtu për të mbështetur Trump, sepse ai do ta bëjë sërish Amerikën të madhe dhe mendoj se kushdo që voton atë e bën sepse është njeri i mirë, jo ashtu siç thonë ata”.
Kathy Shelton, që pretendon se është përdhunuar kur ishte 12 vjeç dhe sulmuesi i saj është mbrojtur në gjykatë nga Hillary Clinton kur ajo punonte si avokate thotë: “Gjithashtu mbështes Trump. Në moshën 12-vjeçare, ajo më vendosi në një situatë të vështirë dhe këtej thotë që mbron femrat e fëmijët”.
Juanita Broadrcik, që akuzon Bill Clinton për përdhunim thotë: “Bill Clinton më përdhunoi ndërsa bashkëshortja e tij që sot është kandidate për Presidente më kërcënoi”.