Dëshmia e qytetarit: Frroku dilte çdo natë nga burgu i veshur si polic

Një qytetare ka denoncuar në “RD” faktin se vrasësi Frroku nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim të plotë. Qytetarja me inicialet Z.K thotë se Mark Frroku dilte i shoqëruar nga qelia e burgut. “Ai dilte nga burgu për çdo natë i veshur si polic dhe shkonte në shtëpi. Prej katër muajsh deklaronte se do të lirohej”, thotë qytetarja ën denocimin për “RD”. Ngjarja është mjaft e rëndë dhe tregon për rënien e shtetit dhe vendosjen e të gjitha strukturave të pushtetit në shërbim të kriminelëve. Njeriu që qëndron pas këtyre akteve skandaloze dhe të paimagjinueshme është direkt kreu i qeverisë, Rama. I gjithë shteti është vendosur në shërbim të bandave. Nuk duhet harruar se me të njëjtën skemë u lirua nga burgu pak kohë më parë edhe Lulzim Berisha për të cilin lëshoi një çertifikatë punësimi kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Gjykata e Fierit dha dje vendimin për lirimin me kusht të ish deputetit Mark Frroku. Fillimisht drejtësia e kapur nga Rama e lehtësoi Frrokun nga vrasja në Belgjikë. Gjykata e shpalli të pafajshëm Frrokun nga kjo akuzë e rëndë për të cilën ai u arrestua dhe për të cilën u dënua me 10 vite burg në Belgjikë.
Ish-deputeti Mark Frroku i dënuar për ‘ Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’. Mark Frroku u dënua nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 5 muaj burg. Apeli i uli dënimin në 6 vite.
Në 4 vite të qeverisë Rama, Mark Frroku u kthye në deputetin simbol të nismës së dekriminalizimit të Partisë Demokratike dhe të akuzave për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me personat me të shkuar kriminale.

Artikulli paraprakSkandal, Rama liron vrasësin Mark Frroku
Artikulli tjetërPD: Lirimi i Mark Frrokut, prova që drejtësia është nën kontrollin e Ramës, qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre