Dëshmia për avionët me drogë në Akërni të Vlorës: Pilotët njoftohen me anë të zjarrit

Banorët në Akërni të Vlorës thonë se kanë dëgjuar herë pas here zhurmat e avionëve që ulen. Sipas tyre, zhurmat e avionëve dëgjohen herët në mëngjes pa u zbardhur mirë dita. “Pilotët njoftohen me anë të zjarrit se ku duhet të ulin avionët. Pasi më parë është kontrolluar terreni nga trafikantët, ata e japin garancinë e uljes së avionit me anë të zjarrit.
Me sa duket, pilotët ulen në fushë për t’u ngarkuar, vetëm kur shohin në ajër zjarrin e ndezur. Këto mund të jenë kode të trafikantëve me pilotët. Shpeshherë dëgjojmë zhurma avionësh gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit”, shprehen banorë të Akërnisë.
Banorët thonë se kanë parë zjarre të ndezur në distancë, e më pas kanë dëgjuar zhurmat e avionëve të vegjël që ulen afër fshatit. Ka të tjerë që pohojnë se i kanë parë avionët, të bëjnë ulje në këtë zonë.

 

Artikulli paraprakDede Ahmeti, historia e rrallë e një shenjtori!
Artikulli tjetërByroja Kombëtare e Hetimit, arrihet kompromisi për pavarësinë nga qeveria