Dëshmitarë nga vendi ku ndodhi përplasja me armë në Elbasan deklarojnë se grupi i Pjerin Xhuvanit që ka mbetur i vrarë ka qenë duke shpërndarë para dhe karta identiteti të klonuara për zgjedhjet. Xhuvani raportohet se është vrarë me 20 plumba.
Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.
ELBASAN- Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme Elbasanin, ndërsa ende shkaqet janë të paqarta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai ishte duke lëvizur në zonën e lagjes “5 Maji”, kur është qëlluar me breshëri dhe ka ngelur i vdekur në vend.
Por kush është Xhuvani?
Dosja.al verifikoi dhe zbuloi se Pjerin Xhuvani është i njëjti person i cili u përfshi në sherrin mes mbvështetsve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan ditën e verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste.
Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.
Më 14 mars ai ishte pjesë e turmës që goditi mbështetësit e PD të cilët thërritën Rama ik gjatë parakalimit të kryeministrit Edi Rama.