Ermal Panduri: Do të dëshiroja të ndalesha pak në historinë dhe mardhëniet tuaja me Rugovën. Zotëri Berisha, Thaci shkruan se po jap këshilla për të mos pasur korrigjim kufijsh, ju jeni të njejtët që Rugova në te gjallë nuk ju lejoj që ta shkelnit Kosovën?
Sali Berisha: Unë besoj se bashkëpuntorët e afërt të Rugovës i dhanë pergjigjjën më të mirë këtij trillimi. Unë kam besimin më të madh se Rugova nuk bashkëpunonte kurrë me ata të cilët nuk lanë gjë pa bërë për ta zhvlerësuar dhe nxjerrë nga skena politike dhe qe ishte Qeveria Socialiste ne Shqipëri.
Për sa i përket marrëdhënieve të mia me Rugovën, gjatë luftës dhe pas luftës ato kanë qenë më të shkëlqyerat që mund të ishin. Jam takuar me të, në Crans Montana, jam takuar me të dhe kemi koordinuar në takime të tjera ndërkombetare dhe kam shprehur ato konsiderata qe unë kam për këte gjeni të politikës shqiptarë, të botës shqiptare.
Megjithatë unë e kam arkivuar me kohë atë rast sepse aty urdhërdhënës ishte Bernard Kouchner, i cili, pse unë e kam arkivuar, sepse ai qe nje gurvenator shumë i mirë për Kosovën dhe për mua pastaj të tjerat ishin të parëndësishmë. Unë besoj se Bernard Kouchner I meriton të gjitha nderimet nga shqiptarët. Kjo është e gjithë arsyeja pse unë nuk jom ndal asnëjehere te ai problem kurrë.
Ermal Panduri: Kush ju pengoj që të vinit në Kosovë deri në vdekjen e Presidentit Rugova?
Sali Berisha: Jo, nuk është se kam pas pengesa. Nuk mund te them se m’ka penguar njeri
Ermal Panduri: Nuk keni pasur?
Sali Berisha: Jo nuk kam pasur.
Ermal Panduri: A keni pasur ftohje në marrëdhënie me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova?
Sali Berisha: Kemi patur një dallim në vitet 96 lidhur me faktin se unë kam qenë për një linjë në radikale, sepse nuk shifja një perspektivë zgjidhje me gandizmin e tij, me të cilin ai e çoi ceshtjen e Kosovës gjer në dhomën ovale. Dhe mendoja që duhej të radikalizohej, kurse Rugova besonte se rruga e tij…, në fakt ai i kishte bërë një sfidë totale, kishte krijuar pushtetin paralel ndaj pushtetit serb, kishte vendosur strukturat e pushtetit te tij, por përsëri Kosova ishtë nën pushtim. Kjo ka qenë një periudhë e shkurtër… gjatë luftës unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin, pas lufte jam takuar me shumë shumë kënaqesi më të, pra marrëdhëniet mund të thëm që kanë qenë të shkëlqyera dhe ruaj për të admirimin dhe shkallën e respektit më të thellë.
Ermal Panduri: E përmendët vitin 96 po flasim per vitin 1996 a jane ftuar diplomatët shqiptarët nga Tritan Shehu, po flasim pra për vitin 96 dhe a u është thëne qe të përkahet Demaci qe ishte linjë me radikale dhe përbente ndryshim të kursit në politikën e përkahjes ndaj Rugoves
Sali Berisha: Absolutisht jo, kurrë. Adem Demaci në atë kohë, qe e kisha mik, mik e kam patur atë, mik, mund të kishim dallime por për mua është një ikonë e qendresës shqiptare. Kam ruajtur me të marrëdhenie shumë të afërta kur unë isha president republike, edhe me vonë kur isha në opozitë e kam takuar, edhe gjatë Rambujesë e kam takuar, ka ardhë, nuk kisha unë ide se ai mund të zevendesonte LDK-në. Ajo që kisha unë dëshirë ishte që të radikalizohej lëvizja në Kosovë me demonstrata, me protesta, i gjithë ky ishte qëllimi im.
Ermal Panduri: A ju kanë kërkuar amerikanët në vitin 1992 që te influenconit te Rugova dhe shqipatret e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe në mes të Millosheviqit dhe Paniqit të përkrahej Paniqi?
Sali Berisha: Më kanë kerkuar të marrin pjesë ne zgjedhje por jo të përkrahin, të kuptohemi. Presidenti Rugova…
Ermal Panduri: Sepse Paniqi njihej si amerikan
Sali Berisha: Jo nuk ma kanë kërkuar. Ekzaktësisht, për këtë kam shpjeguar edhe disa herë tjera dhe jam shumë i kthjellet. Mua më erdhën ne takim Sajrus Vens dhe Lordi Ouen dhe meqënëse Rugova kishte deklaruar se Kosova nuk do marre pjëse në zgjedhje, më kërkuan mua që ta bind Rugovën që Kosova të marrë pjesë ne zgjedhje dhe unë thashë nuk e bëj dhe ua shpjegova. Dhe historia bëri qe ata të më jepnin të drejtë mua, dhe cfare ju thashë unë. Edhe po t’u thotë Rugova qytetarëve te Kosovës në këtë terror dhe pushtim të egër, ata nuk shkojnë ne zgjedhje. Por, cfare do na ndodhi, – i thashë unë, – ju do humbisni një interlokutor në Kosovë,. Po në qoftese e humbet Rugova autoritetin, me ke do bisedoni ju, – i thashë. Dhe u dhashë një keshillë, një sugjerim. U thashë shkoni takoni vetë Rugovën dhe bisedoni prapë, dhe ata e bënë. Ata nga Beogradi morën Paniçin, nuk i thanë të vijë por Paniçi shkoi dhe sapo hyri në Prishtinë i dolën serbët atij, desh e bënë cope Paniçin, dhe kta ngelen te shokuar.
Ermal Panduri: Deshën të shkojnë pa të?
Sali Berisha: Pa të, po tani edhe keqardhjen edhe për Paniçin e kishin sepse ai u erdhi me ta. Te Rugova ata ngelën jashtëzakonisht të kënaqur, te suprizuar, me nje bisedë civile, dhe erdhen më thane mua pas ketyre zhvillimeve “ti kishe të drejtë”.
Ermal Panduri: Keni shkruar në facebook se në vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën?
Sali Berisha: Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara.
Ermal Panduri: A ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves?
Sali Berisha: Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.
Ermal Panduri: Zotri Berisha kur u takuat për herë të fundit me zotri Rugovën. Cili ishte takimi I fundit me të?
Sali Berisha: Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë.
Ermal Panduri: Njerëzit që të njohin, e nisa kështu bisedën thonë që dy herë në jetë ju kanë parë me sytë e mbushur me lotë. Herën e parë në avion kur erdhët në mortin e Ibrahim Rugovës dhe herën e dytë kur ishit për vizitë, per herë te parë, ishte pikërisht vizita në Gjakovë. Do te ndalesha tek avioni, a keni pasur bisede me atëherë përfaqesuesin e Shqipërisë në Kosovë, zotëri Çekun, Arben Çekun që juve nuk ju informoi mirë për gjendjen reale shëndetesore të Ibrahim Rugovës.
Sali Berisha: Jo nuk kam pasur bisedë të tillë. Unë e kam ndjekur, e dija qe ishte me…
Ermal Panduri: Sepse kishit nje vizitë të paralajmëruar pak ditë më pas.
Sali Berisha: Po, por unë e ndiqja gjendjen shëndetsore dhe e dija për të. Sigurisht qe do te them një gjë këtu. Në qoftë se bota shqiptare kishte një trim, ishte Ibrahim Rugova.
Me thotë njëherë një francez, i cili kishte luftuar në Afganistan, ish-ministër i jashtëm i Francës shkruan një libër “Trimëria në 2 të mengjesit”, i them se cfare ke shkruar në këtë libër.
Sali më thotë, nuk ka gjë më të vështirë po të rrethuan në 2 të mëngjesit, se nuk e merr veten për të mobilizuar, dhe ky është më trimi. I them, – e di kush është trimi, trimi është Ibrahim Rugova. Po pse? Se ka kaq vite mbeti duke përsëritur katër fjali dhe nuk u mposht nga askush në botë.
Eshtë ë vertetë që ishte pacifist, në fund e kuptuan që ishte pacifist radikal, në fund e kuptuan, nuk lëshonte aasgjë. Kur erdhi nga Rambuje u fut në flakë, u fut në flakë, nuk qendroi në Shqipëri jo, drejt e në Prishtinë.
Shkoi sepse ai, edhe se harroj kurrë fytyrën e tij, trishtimin, kur e pa Prishtinen në flakë. Pra në qoftë se kishte një idealist të ideve të tij ai ishte, dhe ndaj fitoi, ai fitoi sepse qëndroi besnik i parimeve dhe vlerave që besoi.