Dëshmia tronditëse e edukatores: Fëmijët rriheshin sistematikisht

Rriheshin sepse nuk bindeshin, sepse ishin kokëfortë apo sepse hanin me duar. Këto ishin disa nga arsyet e dhunës barbare që ushtrohej ndaj fëmijëve të mitur në kopshtin “Diren”, nga Anjeza Shabani.
Një javë pas transmetimit të pamjeve tronditëse në ekranin e televizionit “Klan”, ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë vetëm 3 vjeç, emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër video, të një prej edukatoreve që punonte në këtë kopsht.
Bëhet fjalë për një kamera të fshehtë, ku edukatorja në fjalë pranon dhunën sistematike që i ushtrohej fëmijëve në këtë institucion privat nga administratorja Anjeza Shabani, por jo vetëm.
Ajo tregon se edhe një ish-punonjëse, Elona Turdiu, ushtronte gjithashtu dhunë ndaj të vegjëlve dhe rrëfen se dikur “rriheshin masivisht”.
Edukatorja tregon mënyrat që Shabani përdorte për të fshehur dhunën dhe se 3-vjeçari nuk ishte i vetmi fëmijë që dhunohej.
Siç rrëfen edukatorja në video, shpesh fëmijët mbuloheshin me çarçaf dhe më pas goditeshin që të mos dalloheshin shenjat. Një tjetër zgjidhje, për të fshehur shenjat e kuqe në trupin e të vegjëlve ishte përdorimi i një sprai, me të cilin i lyenin fëmijët pasi i rrihnin.
Edukatorja konfirmon gjithashtu pasojat e rënda që ka lënë kjo dhunë barbare tek fëmijët, duke sjellë rastin e një të mituri, që po trajtohet nga një psikologe, pasi ngrihet në gjysmë të natës i tronditur e duke ulëritur.
Prindi: Kush merrej me fëmijët?
Edukatorja: Anja me gjithë Mondën.
Prindi: Po ajo tjetra, Elona? E ke arritur ti Elonën?
Edukatorja: Po, po.
Prindi: Tani nuk është te Kisha, është te një kamp veror…

Artikulli paraprakPlantancionet e drogës të Tahirit, Shullazit dhe Bushit, si ruhen dhe sa përfitojnë
Artikulli tjetërDhuna, pronari i piceri “Era”: Policia njeh vetëm dajakun!