Gazetari investigative, Basir Çollaku ka paralajmëruar se do të japë fakte tronditëse sot në një emision në “Shijak.tv” në lidhje me inkriminimin e politikës. Në një njoftim të shkurtër në facebook, Çollaku ngre një sërë pyetjesh me beckraund të rëndë kriminal që do të marrin përgjigje në këtë emision. “Dëshmi tronditëse, kush është deputeti që porosit vrasjet me pagesë”, shkruan Çollaku.
Gazetari që ka bërë më parë edhe intervistën me ish-drejtuesin e policisë, Dritan Zagani që rrëfeu lidhjet e Saimir Tahirit me bandën e habilajve dhe trafikun e drogës paralajmëron fakte të reja tronditëse të lidhjeve të politikës në pushtet me krimin.
Një fakt tjetër që paralajmëron gazetari është emri i një tjetër deputeti që ka marrë 3 milionë euro nga bandat për zgjedhjet.
Për më tepër kemi të bëjmë me një bandë që bën emërimet në polici.
Postimi i plotë i Çollakut.
“Dëshmi tronditëse e nënkomisarit të policisë së shtetit. Deputeti që mori 3 milion euro nga bandat për zgjedhje, dhe bandat që bëjnë emërimet në Ministrinë e Brendshme. Deputeti porositës i vrasjeve me pagesë…
Dosja 372-9968
Mafia pushton komisariatin e policisë. Deputeti dhe banda e tij, i vëne pistoletën në kokë oficerit dhe pengojnë arrestimin e të pandehurit. Eprorët e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme e braktisin dhe përkrahin kontigjentët kriminale.
Kush është dhe sa milionë euro ka marrë deputeti i rëndësishëm për zgjedhjet e vitit 2017, sa oficerë policie u shkarkuan me urdhrin e te forteve? Fijet qe shkonin te Ministri nga te gjitha qarqet.
Nuk keni pare gje akoma…thote ai….”