5 ditë nga kërkesë-padia e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, dalin të dhëna të tjera që tregojnë kriminalizimin e kandidatit të PS për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.
Sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, referuar një studenti që ka qenë në Itali bashkë me Pjetrin, ky i fundit është arrestuar në Firenze, në vitin 2001.
“Unë jam një ish student që kam jetuar në Itali gjatë viteve 2001 e 2005. Gjatë kësaj kohe atje erdhën gjoja për të studiuar Valdrin Pjetri dhe djali i Viktor Dodës, Altin Doda, drejtues të sektorit të energjitikës në atë kohë në qeveri. Ata janë pjesë e grupeve kriminale që vjedhin dhe të përfshirë në trafikun e drogës. Këtë punë ata e kanë bërë që kur ishin studentë”, tregon qytetari..
Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:
Ish bashkëstudenti akuzon Valdrin Pjetrin si trafikant dhe hajdut automjeti! Ish bashkstudenti akuzon se Valdrini Eshte arrestuar ne ora 3:00 ne Piazza Puccini ne vitin 2001. Ai eshte kapur se bashku me Altinin si ndihmes me droge por edhe me automjet te vjedhur
Ai eshte perzene si malavit nga Italia per te mos shkelur me aty.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb
Pershendetje Doktor kam ndjekur polemiken e ketyre ditve per implikimin ne trafik droge te Valdrin Pjetrit.Une jam nji ish student qe kam jetuar ne Itali gjate viteve 2001 e 2005, Gjate kesaj kohe atje erdhen gjoja per te studiuar Valdrin Pjetri dhe djali i Viktor Dodes, Altin Doda drejtues te sektorit te energjitikes ne ate kohe ne qeveri.
Ata jane pjese e grupeve kriminale qe vjedhin dhe te perfshire ne trafikun e droges. Kete pune ata e kane bere qe kur ishin studente. Ne ate periudhe kjo bande u arrestua ne Firence dhe mori denimin, pavaresisht nderhyrjeve te politikes dhe te parave te droges qe vazhdon edhe sot me fshehe gjurmet ne itali dhe Shqiperi.
Te gjithe ne shkoder, por edhe ne tirane, edhe brenda drejtuesve te larte te partise socialiste e dine kete.
Valdrini eshte kapur dhe arrestuat ne oren 3 te mengjesit
Behet fjale per vitet 2001 -2002
Eshte kapur me mjet te vjedhur (flitet motorr i vjedhur) i shoqeruar me Altin Doden, djalin e nje iah ministrit Vitor Doda
Keta kane qene ne kete kohe studente ne Firence.
Eshte kapur me bime narkotike, droge.
Eshte proceduar nga kuestura e Firences, ne Piazza Puccini.
Flitet qe patur edhe ndalim qendrimi dhe kalimi ne itali.
Kete informacion ia kam drejtuar edhe prokurorise, por meqenese ato nuk po reagojne po jua drejtoj ju per ta bere pubike.