“Dëshpërimi që ka kapluar vendin si pasojë e keqqeverisjes”/ Basha: Vëmendja jonë tek pronarët, të përndjekurit dhe sipërmarrësit e ndershëm

Nga Vlora, Basha, ka shpalosur edhe pika të programit të PD-së, duke thënë se “pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhëtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo sdo të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje”.

Më tej, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se “dëshpërimi që ka kapluar vendin, nuk e ka gjenezën e vet vetëm tek keqqeverisja të cilës i ka mbarruar orët që para dy vitesh dhe të gjithë e dimë se në çfarë rrethanash kacaviren pas pushtetit. Dëshpërimi tek qytetarët vjen në radhë të parë nga prishja e drejtpeshimit politikë për shkak të mos qenies të opozitës shqiptare në krye të detyrës. Sot me orë të tërra mund të rrimë se kush e ka fajin e kush jo. Fakti është se PD u mbërthye në një vorbull, demokratët u shtynë drejt një strategjie dobësimi të opozitës në themel të së cilës qëndronte urrejtja, lincimet, agresioni brenda llojit.”

“Nëse kohën më të mirë të ditës e humb duke u zënë vëllai me vëllain, sigurisht që vuan familja. Në qoftë se zë ekranet, hapësirën sociale duke dëmtuar imazhin e PD, pasojat i paguajnë demokratët dhe shqiptarët.”-
tha më tej Basha.

Exit mobile version