“Dështimi i Reformës Zgjedhore, pazari i fundit mes Ramës dhe Berishës”/ Karabina: Propozimi i demokratëve euroatlantikë për lista të hapura, zgjidhja e vetme për qytetarët shqiptarë

E ftuar në A2 CNN me Denisa Pashollin, Zëdhënësja e PD – Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka folur për situatën politike, për programin e këtij grupimi politik, për rekursin në Gjykatën e Lartë dhe për pazarin mes Ramës dhe Berishës për të mbyllur listat e deputetëve.

Karabina u shpreh se “Demokratët Euroatlantikë janë shumë por do jenë dhe më shumë sepse Demokratët Euroatlantikë kanë dy tipare të qenësishme që i dallojnë: qëndrueshmërinë dhe koherencën, tipare këto që do të bëjnë që qytetarët të na votëbesojnë”.

“Kemi të njëjtin qëndrim që pas 9 shtatorit dhe Kuvendit të 18 Dhjetorit të 2021-it, zgjodhëm të ardhmen, krah partnerëve dhe aleatëve dhe në papajtueshmëri me korrupsionin dhe për një politikë të vlerave në shërbim të qytetarëve.” – vijoi më tej ajo.

Reformën Zgjedhore Karabina e ka quajtur pazarin e fundit mes PS së Ramës dhe Rithemelimit të Berishës për
këtë sesion parlamentar.

“Dështuan Komisionin e Reformës Zgjedhore të dy palët, dështuan zhbërjen e marrëveshjes famëkeqe të 2008-ës sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve dhe të tmerruar nga drejtësia që i ka shkuar në derë, duan të ruajnë këtë status quo.

Propozime tona për reformën zgjedhore të depozituara në parlament u pranuan nga të gjithë aktorët përveç PS dhe Rithemelim PD, pra: lista të hapura, Shqipëria një zonë, vota e emigrantëve dhe votim elektronik.” – shtoi Karabina.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Ashtu siç dhe Kryetari Basha e kishte deklaruar më parë, ne depozituam rekurs ndaj vendimit të 11 qershorit të Gjykatës se Apelit, një vendim i padrejtë, i paligjshëm i cili ka kijuar precedent të rrezikshëm.
Gjykata e Apelit nuk ka zbatuar atë që Gjykata e Lartë kërkoi, trajtimin në themel të çështjes.

Demokratët Euroatlantikë përgjatë këtij viti kanë dëshmuar një politikëbërje ndryshe, të cilën e dëshmuan dhe përmes programit dhe vendimarrjeve kolegjiale.

Programi ynë,
dalë një vit para zgjedhjeve,
dëshmon vullnetin tonë jo vetëm për të qenë zgjidhja e problemeve, por për t’i dhënë mundësinë qytetarëve që të njihen me alternativën, ta mendojnë dhe të vendosin.

Vendimi për rekurs është marrë nga organet kolegjile të partisë, Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Kolegji i Kryetarëve.

Po ç’të flasim ne për reformën zgjedhore kur hapur fare, edhe sot, PS del kundër Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhakckës?!

Paligjshmërinë e kanë ngritur në sistem këta, është shpërfillur Kushtetura është zhbërë shteti.

Reforma Zgjedhore është pazari i fundit mes PS-Rithemelim PD për
këtë sesion parlamentar.

Dështuan Komisionin e Reformës Zgjedhore të dy palët, dështuan zhbërjen e marrëveshjes famëkeqe të 2008-ës sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve dhe të tmerruar nga drejtësia që i ka shkuar në derë, duan të ruajnë këtë status quo.

Propozime tona për reformën zgjedhore të depozituara në parlament u pranuan nga të gjithë aktorët përveç PS dhe Rithemelim PD, pra: lista të hapura, Shqipëria një zonë, vota e emigrantëve dhe votim elektronik.

Edi Rama zgjat agoninë e tij përmes pazareve të pista. Ai sot drejton një bandë hajdutësh e cila po shkon çdo ditë në SPAK.

Lufta ndaj Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike që të mos jetë alternativë, ka qenë dhe ëshë shumë e egër, deri në FBI ka shkuar Rama për të na ndalur.

Përmes rekursin ne dëshmojnë përgjegjëshmëri përpara demokratëve dhe qytetarëve që mos lejojmë që padrejtësia të triumfojë, por të fitojë drejtësia.

Partia që lindi si properëndimore në vite ’90, duhet të shkjojë aty ku i takon, krah partnerëve dhe aleatëve dhe një alternativë që do ta bëj jetën e shqiptarëve të mirë.

Exit mobile version