“Dështimi i shitet si sukses”, Bardhi: Ramës i kanë shteruar idetë. Krekosjet nuk sjellin siguri dhe as para për shqiptarët

Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të ringjallur një plan të vjetër, të paligjshëm dhe të dështuar, nga një njëri që i kanë shteruar idetë dhe kërkon që dështimin e tij ta shesë për sukses.

Shqiptarët e dinë mirë që shfaqjet propagandistike dhe krekosjet e kota nuk do ta rikthejnë sigurinë e vërtetë në rrugët tona, fjalët boshe të një Kryeministri të lidhur me krimin nuk do ta ringjallin ekonominë dhe as nuk do të sjellin lekë për xhepat e boshatisura të shqiptarëve nga korrupsioni dhe keqqeverisja e tij.

Rikthimi i modelit të shtetit policor, i rrëzuar më parë si antikushtetues, është tentativë e qartë për të penguar dhe ndërhyrë në punën e SPAK dhe BKH, në ditën e ngritjes së tyre, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mes zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

Ligji është një mashtrim që synon të nënshtrojë drejtësinë dhe të pengojë veprimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke krijuar zyrtarisht shtetin policor.

Edi Rama e di mirë se SPAK-u dhe BKH-ja e pavarur është rrezik për të dhe bandën e tij!

Exit mobile version