Revista ekonomike Monitor ka bërë një analizë të efekteve të prodhura nga reforma administrave, që sipas tyre, është një dështim në planin e menaxhimit të shpenzimeve për personelin.
Pra, tre vite nga nisja e zbatimit, Reforma Territoriale ka humbur funksionin e saj për të kursyer shpenzimet e personelit. Të dhënat për ecurinë e buxheteve bashkiake, publikuar nga financatvendore.al, tregojnë se shpenzimet për personelin arritën në fund të nëntëmujorit 2017 në 14.6 miliardë lekë (të reja) më shumë se sa dyfishi i vitit 2010.
Ministria e Financave në relacionin e buxhetit 2018 referon se këto shpenzime u rriten për shkak të transferimit të disa funksioneve, në arsim, bujqësi dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale pushteti lokal.
Duke sqaruar këtë pjesë ministria e Financave bën me dije se, se gjatë viteve 2016-2017 për shkak të funksioneve të transferuara buxheti i bashkive është rritur me 7.6 miliardë lekë. Nga kjo shumë rreth 500 milionë lekë kanë shkuar për mirëmbajtjen e rrugëve që tashmë është funksioni i bashkive dhe konsiderohen si investime kapitale. Duke konsideruar se e gjithë pjesa e mbetur prej 7 miliardë lekësh ka shkuar vetëm për rrogat e funksioneve të transferuar, shpenzimet për personelin janë rritur në krahasim me 2010.
Reforma territoriale ishte sponsorizuar miliona euro nga komuniteti Ndërkombëtar në Tiranë, që ushqyen OJQ të bënin analiza që fallsifikonin realitetin në bashkë punim me qeverinë Rama.