Mitingu i paralajmëruar i Partisë Socialiste në Shijak, ku do të merrte pjesë kryeministri Edi Rama ka dështuar. Edhe pse qytetarët ishin lajmëruar për miting, ata nuk i janë bashkuar thirrjes së PS-së, duke bërë që kreu i qeverisë të largohet nga Shijaku kur pa se vetëm 70 persona ishin në shesh për të zhvilluar miting. “Qytetari dixhital informon: Edi Rama shkoi në mesditë për takim elektoral në Shijak. Aty nuk ishin mbledhur njerëz pasi nuk kanë dashur që të dëgjonin mashtruesin që, pas katër vitesh në qeveri, flet sikur ka qenë në opozitë. Rama u kthye menjëherë, hyri në makinë dhe i dëshpëruar lexoi në makinë videomesazhin. Lexoni ju lutem mesazhin e qytetarit dixhital!, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. “21/06/2017, 13:30:59: : Mirëdita doktor. Një info, nëse ka interes. Rama ishte në Shijak sot në mesdite. Ka zbritur nga makina. Ka bërë rreth 70 metra në këmbë. Nuk ka patur njerëz, nuk e kanë mirëpritur dhe ka ikur menjëherë. Pas kësaj ka nxjerrë videomesazhin në makinë” shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.