DETAJE/ Kastriot Elezaj ishte shënjestra e atentatit në Don Bosko, plumbat kapën dhe kamarierin e lokalit! Zbardhet e shkuara e errët e 45-vjeçarit

Kastriot Elezaj 45 vjeç mësohet se është shënjestra e atentatit në Don Bosko, ngjarje që ndodhi sot (3 gusht) në Tiranë. 

 

Mësohet se personi i dytë i plagosur, 22-vjeçarin Ronaldo Metushi e kanë kapur plumbat aksidentalisht, pasi ka qenë kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja.

Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh në Itali. Vetëm pak muaj ka që ka ardhur në Shqipëri, pasi ka qenë ekstraduar në Itali. Pasi ka mbaruar dënimin është rikthyer në Shqipëri.

NGJARJA

Dy personat që mbetën të plagosur më armë zjarri pranë OSHEE në Don Bosko, u qëlluan nga një person, i cili u shfaq në lokalin ku shënjestra Kastriot Elezaj po pinte kafe. Ai ka nxjerrë armën, që dyshohet se ishte e pajisur me silenciator, dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Plumbat kapën dhe kamarierin, 22-vjeçarin Ronaldo Metushi.

Pasi i ka qëlluar autori është larguar nga vendngjarja fillimisht me këmbë, pastaj me një motor. Policia ka gjetur një mjet tip Golf 4 të djegur në zonën e Kamzës, e cila dyshohet se i përket autorit.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje kanë nisur, ndërsa dy të plagosurit po marrin ndihëm mjekësore në spital.

Mësohet gjithashtu se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Artikulli paraprak“Deputeti që duam”: Si po e “freskon” Edi Rama PS me njerëzit e të fortëve
Artikulli tjetërPërkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, nga Jugu në Veri, ja pikat me ndotjen më të lartë