Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë tek zona e Liqenit të Thatë ku një 38-vjeçare u vetëvra me armë zjarri.
E reja i ka dhënë fund jetës rreth orës 04:15 në ë brenda automjetit tip “Volvo”.
Erelina Xh. në momentin që u gjet pa jetë ishte e ulur në sendiljen e pasagjerit.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.
Rreth orës 04:15 në rrugën “Peti”, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, brenda në automjet.
Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.