Detaje të reja nga aksioni me 11 të arrestuar, mes tyre edhe nipi i Flamur Nokës!

Detaje të reja nga operacioni policor i koduar “Poker 2” ku në pranga kanë rënë 11 persona.

Ata u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”.
Policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit, 24-vjeçari Ylard Lala punonjës i Gardës së Shqipërisë, djali i biznesmenit, Ymer Lala.
“Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit“, sqaron policia.
Policia ka sekuestruar 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Mes emrave të arrestuar është edhe Rexhep Noka nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Emrat e të arrestuarve të aksionit policor “Poker 2”:

Ylard Lala

Rexhep Noka

Eglantin Fejzaj

Nikolin Prenga

Fatmir Rumani

Arbjon Tocilla

Marjan Ndoj

Henrik Bruka

Romario Kodra

Erjola Vllahu

Cen Mehmetaj

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version