Detaje të reja nga rrahja e Blushit, sherri nisi me gota, pastaj…

Mediat kanë zbardhur detaje të reja nga sherri i bërë publik mes drejtorit të Top Channel dhe ish-drejtorit të Digitalb, Alban Jaho. Si gjithmonë kur ka rrahje të personaliteteve të tilla lokali është i njëjti dhe ai ka emrin Padam. Aty rrihen të gjithë vip-at.

Burime nga stafi i PADAM, vendi ku ndodhi edhe grindja, tregojnë të gjithë dinamikën e sherrit të bujshëm.
Mësohet se ish-drejtori i Digitalb, Alban Jaho ka qenë duke konsumuar alkool në PADAM, në momentin kur ka parë se disa tavolina më tutje ndodhej biznesmeni Samir Mane, pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Jaho ka shkuar i dehur pas kurrizit të Blushit dhe ka hedhur gota me uji, dhe njëra prej tyre ka prekur edhe Frangajn.

Në këtë moment, Blushi është kthyer dhe ka parë Jahon, i cili i tensionuar ka nisur të grindet verbalisht me të. Në këtë moment një nga personat e pranishëm në këtë bar, ka thirrur rojet e sigurisë, të cilat e kanë nxjerrë jashtë. Blushi pas ngjarjes ka bërë një kallëzim në polici.

Burime nga Policia e Shtetit i thanë Dosja.al, se Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kërkuar dje në mesnatë Jahon në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur.

Alban Jaho ka qenë deri pak muaj më parë, drejtori i Digitalb. Pronarja e TCh, Vjollca Hoxha e shkarkoi Jahon dhe në vend të tij u emërua Albana Shkurta, ish-zv.ministre e Financave.

Exit mobile version