Detajet nga plagosja e të miturit në Maliq/ 14-vjeçari i zuri pritë në një rrugicë: Më shante!

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 14-vjeçar plagosi me thikë një të mitur tjetër 16-vjeçar me thikë.

Mësohet se dy adoleshentët janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se autori i kishte zënë pritë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras dhe e ka goditur 16-vjeçarin me thikë në bark dhe në shpatull.

I mituri është kapur nga Policia, ku është shoqëruar në komisariat dhe ka deklaruar fillimisht se 16-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky ka qenë motivi i sherrit.

I plagosur është transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë mjekim dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakFITIMET/ “Top 10” milionerët e sportit për 2025-ën, Ronaldo nuk e lëshon fronin për të tretin vit radhazi
Artikulli tjetërTrump flet për situatën në Gaza: Shumë njerëz po vdesin nga uria, duhet ta rregullojmë këtë!