Gerard Deulofeu nuk arriti të bëhej pjesë e formacionit titullar të Barçës, pas kthimit në “Camp Nou”, verën e kaluar. Ai gjeti pak minuta aktivizim nën drejtimin e trajnerit Valverde, ndërsa ardhjet e Ousmane Dembélé dhe më pas, Coutinhos, nuk e kanë ndihmuar në këtë drejtim. Prandaj, ai vendosi të ndryshojë ajër në merkaton e janarit. “Deulo” do të luajë në formë huazimi te Watford në Premier League, deri në fund të sezonit. Ky futbollist shpjegon për “Daily Express” arsyet që e bënë atë të vendosë të kërkojë një largim nga Barcelona, për të fituar minuta aktivizim: “Unë nuk jam një lojtar, që i pëlqen të qëndrojë në stol. Kur arrita, e dija që Neymar ishte te Barcelona. Më pas, ai u largua, por Dembele dhe Countinho mbërritën. Zgjidhja ishte për të ardhur këtu dhe për të fituar besim, duke luajtur”.
Kryesore
Continue to the categoryEdi Rama forcon sundimin autoritarist mbi Shqipërinë
Nga Gresa Hasa & Erion Gjatolli
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri socialist Edi Rama triumfoi përsëri, duke forcuar një pushtet të çimentuar tashmë...