Hapa drejt zbardhjes së korrupsionit në koncesionin e sterilizimit në Shqipëri. Vendoset masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shendetësisë, Ilir Beqaj, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) pranoi të shtunën (18.11) kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) për të marrë masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. SPAK bën me dije, në një njoftim zyrtar të publikuar të shtunën, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, “është nën hetim për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Marrrja e kësaj mase sigurie e detyron ish-ministrin Beqja të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa autorizimin e GJKKO. “Personi nën hetim, Ilir Beqja urdhërohet të paraqitet para policisë gjyqësore të BKH një herë në javë ditën e premte, ora 15.30,” bën me dije njoftim i SPAK. Në të theksohet që “hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të cilët gjatë procedurës së koncesionit për sterilizimin e instrumenteve për ndërhyrje kirurgjikale kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.”
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, 2013-2017, njëherazi edhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për koncesionin në fjalë edhe para marrjes së masës së sigurisë. Ai ka hedhur poshtë dyshimet për shpërdorim detyre dhe favorizime korruptive në kontratë.
fondeve publike përmes korrupsionit në koncesionin e sterilizimit u bë në dhjetor 2019 nga shoqëra civile. Nisma “Thurje” kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë publikë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me dyshime për abuzime me buxhetin e shtetit.Tre vjet pas denoncimit dhe shndçrrimit të nismës “Thurje” nga një lëvizje qytetare në një parti politike, afera e koncesionit të sterilizimit ndodhet për t’u zbardhur në tavolinën e SPAK./DW