Kanabisi në Shqipëri është një industri miliarda eurosh i mafias. Ky shtet i vogël ballkanik është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë, shkruan Deutsche Ëelle. Gjigandi gjerman i informimit, i ka kushtuar një film dokumentar prej 43 minutash kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë. Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë. Në dokumentar gazetarët e DË janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare. Ata kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër.
Po kështu kanë intervistuar që nga kryeministri Edi Rama deri tek qytetarë të thjeshtë apo gra që kanë punuar në industrinë e kanabisit. Oficeri në azil Dritan Zagani, gazetari Artan Hoxha, e plotë të tjerë janë pjesë e dokumentarit, raporton Opinion.al. Ndër të tjera thuhet se autoritetet shqiptare të ndihmuara nga Guardia Di Finanza italiane po tentojnë të luftojnë kartelet e drogës.
Pjesë nga dokumentari
E vendosur në Ballkanin Juglindor, Shqipëria ka një popullsi prej më pak se tre milionë banorë. Klima, me deri në 300 ditë diell në vit, është ideale për bimën e kanabisit, e cila ka origjinën në Azinë qendrore. Korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëri e përhapur kanë shërbyer për të rritur kultivimin ilegal dhe tregtinë e drogës.
Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria u shndërrua nga një regjim totalitar në demokraci, u karakterizua nga trazira të dhunshme dhe nga paligjshmëria. Klanet e mafies me lidhje me qarqet më të larta politike realizuan përfitime të mëdhae nga trafikimi i klandestinë, i cigareve kontrabandë, armëve dhe heroinës.
Kjo ishte situata derisa filloi kultivimi në shkallë të gjerë i bimës së kanabisit. Qeveria shqiptare ka shpallur luftë kundër mafias së kanabisit, pasi është nën presion nga Bashkimi Evropian. Në fund DW shtron pyetjen: Si ka mundësi që një sasi kaq e madhe kanabisi kalon Adriatikun, hyn në Itali dhe më pas në vende të tjera të BE?!