Devoll, tonelata me mollë mbeten stok, fermerët i hedhin në lumë

Tonelata me mollë vijojnë të mbeten stok edhe në fshatra të tjera të Qarkut të Korçës. Në Miras dhe Cangonj të Devollit, kultivuesit deklarojnë se edhe këtë vit prodhimet po i hedhin në lum, ndërsa shteti importon mollë. Nga Drejtoria e Bujqësisë deklarohet se sasia e prodhimit është më e madhe se kërkesa e tregut.
Edhe në këto fshatra fermerët theksojnë si shkak mosmbështetjen nga shteti të prodhimit vendas dhe importin nga jashtë. Nga ana tjetër për drejtorin e Bujqësisë në Korçë tregu është shumë i madh, por problem është fakti se, fermerët e kësaj zone janë përqendruar në prodhimin gjithmonë e në sasi më të mëdha të vetëm një kulture bujqësore, në një kohë kur sipas tij kërkesat për mollë nuk janë aq të mëdha sa oferta. Por, fermerët prej vitesh shohin si pengesë për shitjen e produktit të tyre, mungesën e tregjeve për shitjen, ndërkohë që vendi vijon të importojë këtë prodhim.

Exit mobile version