Dhëndri i ish-kryebashkiakut të Ramës, në vrasjen e Elbasanit

Bandat kriminale rivale në qytetin e Elbasani kanë hapur një luftë të përgjakshme me shumë viktima. Vetëm pak orë pas vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Regis Runaj, është gjetur i vdekur me plagë të rënda edhe 40-vjeçarI Florian Lamçe.

Lamçe, është vrarë në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’. Lidhur me ngjarjen, që sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes personave të dehur, janë shoqëruar për në komisariat shtetasit Antonio  Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ky i fundit dhënri i ish-kryebashkiakut socialist të Elbasanit Qazim Sejdini.

Policia deklaron se mes personave ka pasur një sherr me shishe, në ambientet e jashtme të lokalit në qendër të qytetit, dhe për pasojë Lamçe ka gjetur vdèkjen, ndërkohë që janë lënduar dhe dy personat e tjerë të cilët janë shoqëruar.

Sipas policisë, janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç. Ky i fundit është një personazh i njohur jo vetëm nga policia si një eksponent i krimit në qytet, por edhe si dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Edhe Florian Lamçe është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i hetuar për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për “pengim të zbardhjes së të vërtetës” me 3 vite burg.

Artikulli paraprakKrimi bën ligjin! 4 të vrarë brenda 8 orëve. Çfarë ndodhi në Elbasan, Durrës dhe Tiranë
Artikulli tjetërCovid-19: Kërkohet një ”spital”…