Dhjetramijëra në protestë shpërthejnë në: Rama ik!

Dhjetramijëra qytetarë në protestë kanë shpërthyer në thirrjen: Rama ik!

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në manifestimin e presidentit Ilir Meta.

Siç duket edhe nga pamjet e shkëputura nga droni duket një se thirrjes së Metës i janë përgjigjur mijëra qytetarë të cilat kanë mbipopulluar rrugën.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.

Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

Artikulli paraprakBasha në protestë me thirrjen e ish Presidentit amerikan: “Liria mbrohet”
Artikulli tjetërBasha nga protesta: E vetmja zgjidhje, zgjedhjet e parakohshme