Dhuna e Policisë Bashkiake ndaj të moshuarës, reagon Avokatja e Popullit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në lidhje të drejtëpërdrejtë me Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, është shprehur në lidhje me veprimet e fundit të policisë bashkiake të dhunës që është ushtruar ndaj ambulantëve të cilët jo vetëm u është marrë malli por edhe janë poshtëruar në rrugë.

Zonja Balanca e cilësoi veprimin e policisë Bashkiake si jo në përputhje me ligjin, ndërkohë që po sipas saj, nuk ka ende një reagim nga Policia Bashkiake.

‘Për të dyja këto raste ka nisur shqyrtimi më iniciativë.

Kjo është një nga mënyrat për t’i mbrojtur qytetarët për veprimet që janë në kundërshtim më ligjin prej organeve të ndryshme të administratës publike.

Prandaj ne na duhet të bëjmë një hetim të thelluar për të dalë në një rezultat përfundimtar.

Ajo që vihet re në pamjet të parë duket se ka një veprim që nuk është në përputhje me ato që janë rregullat që duhet të plotësohen nga ana e policisë për qytetarët shkelës.

Është e qartë edhe nga zonja që ajo është duke kryer një veprimtari që përbën një shkelje, sepse është e pamundur të ushtrosh aktivitet tregtar pa paguar asnjë taksë, apo duke zënë hapësira publike.

Por ka një qasje të sjelljes se si policia bashkiake duhet ti trajtojë këta persona që mund ta kryejnë një shkelje konkrete.

Ndoshta duhet që edhe për këto persona që kanë një tregti minimaliste, për të nxjerrë ato të ardhura minimale, bashkia duhet tu sigurojë vende ku ata të shkojnë edhe pa pagesë për aktivitetet që ata kryejnë që edhe ata të kenë të ardhura për të pasur një jetë dinjitoze.

Shqipëria ka një problem të thellë që nuk e ka të përcaktuar nivelin jetik, ku ne do të lançojmë me forcë një minimum jetik, për të bërë të mundur jetesën me dinjitet të qytetarëve.

Për rastin e fundit nuk ka ende reagim zyrtar nga Bashkia.

Ne kemi dërguar kërkesën për shpjegime. Ata janë brenda afatit për të na kthyer përgjigje.

Për rastin e të moshuarës tjeter thuhet se ka një shënim në media, që dy zyrtarët në shkelje janë pezulluar.

Sigurisht që situata është shqetësuese.

Kemi edhe një rast të fundit të majit 2021, që ishte rasti i një shtetasi që është ankuar te ne sepse nga ana e policisë, ndërkohë që po ushtronte një aktivitet të ligjshëm, jo vetëm i është marrë malli por edhe mjeti, ndërkohë që policia bashkiake nuk ka kompetencë ligjore.

Kështu që ne i kemi kërkuar Policisë Bashkike të krijojë një procedurë të rregullt që veprimet të përputhen me procedurën e tyre dhe të mbajnë procesverbal.’

Exit mobile version