Dritan KABA
Nuk me habit as dhuna e bandes ne pushtet. Nuk me habit as kryetari i bashkise qe ben triumfatorin, me qellim te nxise gjakderdhje dhe njerezit te mos merren me vepren gjigande korruptive, por me te plagosurit dhe te arrestuarit.
Nuk me habit as Damiani qe po pi puro e shoqeruar me nje gote vete apo konjak duke soditur dhimbjen e banoreve dhe duke gezuar triumfin e tij momental.
Me habisin thirrjet e disa nga “analiste e pavarur” qe “shqetesohen” pse opozita nuk po ben lufte dhe duan ta kthejne ne organizate militare. Me habisin keta “analiste” qe edhe kur bej shurren i shkruajne mesazhe pushtetit.
Me habisin keta “analiste” qe nepermjet gotes se veres shohin zhvillime. Ky sherbim taxi, per qeverine, i ketyre palo mendimtareve, do vetem te devijoje ate qe eshte thelbesore por nuk e thone: Dhuna po vjen se eshte grabitja.
Dhuna po ushtrohet pikerisht per te detyruar zhvillimin e perplasjes te policeve te thjeshte me opoziten. Dhuna po ushtrohet per te bere keta palo gazetare te komentojne nga Rogneri si e kapen per fyti Klevisin, Endritin, Flamurin, Petritin apo Paloken.
Si shane dhe turperuan Floiden, Griden, Moniken, Dhuraten, Kendin apo Albanen dhe pastaj te qeshin me te madhe ha ha ha. Te kene se me çfare te shtyjne veren dhe peshkun e drekes, per te marre dy rrogat e darkes.
Keta jane ata qe njesoj si hienat sa here ka gjak diku shkojne per te rrembyer mbeturinen e rradhes nga gostia e pergjakur e pushtetit.
Opozita duhet te deklarohet qarte, ashtu si Klevisi spt ne mengjes, demshperblim per çdo familje dhe çuarjen para drejtesise te gjithe atyre qe urdheruan, komanduan dhe zbatuan kete veper sa korruptive aq kriminale.