Dhuna ndaj dy shqiptarëve në Serbi, reagon Berisha: Autorët të vendosen para ligjit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë. Përmes një postimi në facebook, Berisha kërkon nga autoritetet zyrtare të vendosin para ligjit autorët.
“Duke uruar shërim të plotë viktimave të këtij akti racist, kriminal çnjerëzor dhe primitiv, ju bëj thirrje autoriteteve zyrtare të vendosin menjëherë para ligjit autorët dhe nxitësit e këtij krimi të shëmtuar”, shkruan Berisha.
Reagimi i plotë
Nje akt dhune raciste e denueshme! Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip! Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende.
Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar.

Exit mobile version