Dhuna ndaj protestuesve në aksin Thumanë-Kashar, reagon Merita Bakiu: I neveritshëm dhe i pafalshëm brutaliteti i policisë ndaj qytetarëve. Presidenti të reagojë

Deputetja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, ka reaguar për brutalitetin që policia ka treguar me protestuesit në rrugën Thumanë-Kashar.

Duke iu referuar kryesisht rastit ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato qëlloi me shpullë një qytetar të pafajshëm, Bakiu e konsideron si akt i neveritshëm.

Ajo më tej thotë se mijëra familje vuajnë sot vendimet e gabuara dhe klienteliste të qeverisë, mijëra biznese janë në prag falimentimi. Për këtë i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës të reagojë pasi qytetarët dhunohen dhe nëpërkëmben nga qeveria dhe nga policia e saj.

Reagimi i plotë i Merita Bakiut:

I neveritshëm dhe i pafalshëm brutaliteti i policisë ndaj protestuesve paqësor, të cilët ngritën sot përsëri zërin ndaj padrejtësië që po pësojnë për shkak të kësaj qeverie të korruptuar, që as nuk dëgjon e as nuk reagon.

Mijëra familje vuajnë sot vendimet e gabuara dhe klienteliste të qeverisë, mijëra biznese janë në prag falimentimi.

Protesta e tyre e drejtë duhet të dëgjohet, institucionet duhet të veprojnë.

I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos qëndroj pasiv, teksa qytetarët e vendit tonë dhunohen dhe nëpërkëmben nga qeveria dhe nga policia e saj.

Exit mobile version