Dhuna në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 5 deputetë të Rithemelimit! Korreshi me 3 ditë! Ndaj Gështenjës s’merret masë

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të Rithemelimit, konkretisht Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhit.

Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi. Sakaq mësohet se ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

Të hënën seanca plenare nisi dhe përfundoi me tensione, madje pati edhe përplasje fizike. Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas dhe goditi me grush kolegun socialist, Vullnet Sina, teksa ky i fundit mori fjalën nga vendi i tij.

Ata u konfliktuan edhe jashë ambienteve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës, por u ndanë nga deputetët aty pranë.

Artikulli paraprakAmbasadori Hill: Propozimi për normalizim, prej kohësh në tavolinë, Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje sa më shpejt
Artikulli tjetërZëri unik i poezisë, Luljeta Lleshanaku shpallet Poet Laureat i Shqipërisë