Dhuna policore ndaj studentëve, Basha paralajmëron Ramën dhe ministrin Lleshaj

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, po kërkon të pushtojë edhe universitetet me polici.
Basha u shpreh se, veprimet e policisë ndaj studentëve janë aktet e një njeriu të rrezikshëm.
‘Dua të dënoj në mënyrë të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe dua t’i paralajmëroj të gjithë që nga polici më i thjeshtë deri tek ministri Lleshaj dhe Rama vetë për dhunën që po ushtron për pushimin e hapësirës.
Pasi ka parë se falë protestës së studentëve, i është shkatërruar edhe mekanizmi i fundit i propagandës, që iu bë çorbë, ka nisur pushtimin e hapësirës mediatike.
Një akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm’, tha Basha.
Lideri I opozitës tha se, Rama po vepron në kundërshtim flagrant me ligjin, dhe dënoi dhunën e përdorur nga policia.
“Sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon futjen e forcave të policisë në ambientet e shkollës vetëm në raste të caktuara.
Në shkelje të ligjit, Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve. Sot është shteti privat i Edi Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë duke paralajmëruar nisur nga polici më i thjeshtë deri tek Rama, si pushtim i vendit.
Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar. Ne do kundërshtojmë me të gjitha format”, tha gjatë fjalës së tij kreu i opozitës, Basha në tryezën që po mbahet sot për lirinë e medias.

Exit mobile version