Dhuna policore, PD dorëzon provat në Prokurori: Balliu: Nuk ka zgjidhje tjetër përveç revoltës kombëtare…

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu dorëzoi në Prokurori disa prova për dhunën e policisë dhe aktet e paligjshme ndaj banorëve të Bregut të Lumit.

Në një deklaratë para mediave sot, Balliu tha se, ka 4 muaj sot, që Edi Rama me Polici i ka shpallur luftë, qytetarëve dhe protestuesve, jo bandave të krimit dhe të korruptuarve.

“Jetojmë në kohë të vështira, krizë politike, ekonomike, dhunë policore…. Sot vazhdon të jetë në punë shefi i komisariatit nr.4 që u pa me zë dhe figurë, tek dhunoi vajzën 20 vjeçare Manjola Mandri, që ne e denoncuam me video…

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç revoltës kombëtare…të mos harrojmë edhe dhunëm mbi Sahit Dollapin, që u dhunua nga plot 7 policë”, u shpreh Balliu.

Exit mobile version