Dhunimi i juristit Sokol Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë vendos të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore.

Gjatë mbledhjes urgjente të mbajtur ditën e sotme (4 Qershor), u mor vendimi për të mos bojktuar vetëm seancat për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.

Vendimi u mor pas dhunimit brutal rreth 7 ditë më parë të avokatit, Sokol Mëngjesi i cili ditën e djeshme (3 Qershor) është transportuar me helikopter në Athinë ku ndodhet në intubim.

“Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që e përjetuam me shumë shqetësim e përgjegjësi, për dhunën e ushtruar ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi, që i urojmë shërim të shpejtë”, tha avokati Maks Haxhia në një deklaratë për mediat pas marrjes së vendimit.

Exit mobile version