Dhunohet mjeku

Aranit Gogo, mjeku i dhunuar nga një i ri thotë për Fax News se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Dritan Hoxha” brenda autoambulancës. Familjarët 28-vjeçarit Avjerino Vjera kishin njoftuar ambulancën pasi nuk stabilizonin dot gjendjen e tij, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e substancave narkotike.

Gogo thotë se ka qenë me dy familjarë të të riut dhe një infermiere në urgjencë kur Vjera është bërë agresiv duke e goditur fillimisht me grushta e më pas me çka gjetur në mjet. Për pasojë mjeku ka marrë dëmtime në këmbë ndërsa njërën dorë e ka me frakturë të rëndë. Ai momentalisht ndodhet në shtëpi me raportë 6 javore, ndërsa pohon se prej disa vitesh është mjek urgjence në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gogo rrëfen se kur ka ndodhur incidenti me pacientin e tij të cilin po e dërgonte në spital, shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me të afërmit kanë arritur ta neutralizojnë të riun.

Artikulli paraprakBerisha: PD do të jetë forcë e parë, Rama të përgatitet…
Artikulli tjetërMerr me forcë makinën e policisë, policia në ndjekje