Dhunohet rëndë deputeti gjerman, autorët ende të paidentifikuar

Deputeti i partisë së djathtë gjermanë të AFD-së, Frank Magnitz është rrahur dhe goditur rëndë, në fytyrë dhe trup në një sulm të cilin policia e ka quajtur si të motivuar politikisht.
Lideri i Partisë “Alternativa për Gjermaninë” në Bremen është sulmuar papritur nga 3 persona, në qendër të qytetit verior.
Persona, ende të paidentifikuar nga policia, është qëlluar fizikisht me dru deri sa ka mbetur pa ndjenja, ndërsa sipas zyrtarëve të AFD-së, dëmtimet më të mëdha i ka marrë në kokë.
Magnitz sapo ishte larguar nga një mbrëmje festive në muzeun e arteve të Bremenit, kur është sulmuar në rrugë.
Zëdhënësi i partisë “Alternativa për Gjermaninë”, teksa ka publikuar fotot e Magnitz pas sulmit në spital, tha se atentatorët e kanë lënë gjysmë të vdekur deputetin.

Artikulli paraprakStudentët mbyllin protestën për sot: Rikthehemi nesër në orën 10:00!
Artikulli tjetërÇështje ekzistenciale…!