Dhurata Çupi denoncon aferën e rradhës: Pasuria natyrore në Mat po tentohet t’i jepet me PPP njerëzve të afërt të pushtetit

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka denoncuar edhe njëherë grabitjen që Rama me maxhorancën e tij po kërkon ti bëjë pasurive ujore të disa fshatrave në Mat me qëllim ndërtimin e një HEC-i për llogari të dy-tre njerëzve që janë të lidhur me maxhorancën.

Çupi shkruan në një reagim në Facebook, se gjithë rezistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra të tjerë,  zonë në të cilën buron dhe përshkon ky ujë, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i. Fotot janë pikërisht nga kjo zonë.

Reagimi i plotë

Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit.

Me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjere,  zonë në të cilë buron dhe pershkon ky uje,  është planifikuar ndërtimi i një HEC-i. Fotot jane pikerisht nga kjo zone.

Duke ia kaluar pasurinë natyrore  dy apo tre njerezve prane pushtetit,  u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.

Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët  me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.

Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.

Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.

Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.

#stopshkatërrimit#

#mebanorëtematit#

1 23

Exit mobile version