Di Maria dëshiron me çdo kusht Barçën

Arrin ose jo ta blejë Coutinhon nga Liverpuli, Barcelona vazhdon të insistojë për Angel Di Marian. Presidenti i PSG ka kthyer mbrapsht të gjitha ofertat e “blaugranave” për argjentinasin, madje refuzimi i është bërë personalisht presidentit të spanjollëve Josep Maria Bartomeu, megjithatë menaxheri i futbollistit Jorge Mendez, por kërkon rrugë alternative për të bindur klubin parizien.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Spanja, vetë Di Maria i ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnerit Unai Emery, që të largohet te ekipi i Ernesto Valverdes.
PSG mësohet se ka refuzuar dy oferta të Barçës për Di Marian. E para ishte 25 milionë euro, shumë që u rrit më pas në 30 milionë.
Menaxheri i gjithëpushtetshëm portuges, Mendes, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me sekretarin tenik të Parisit, Antero Henrique, do të tentojë gjithçka që ky transferim të kryhet në momentin e fundit.
Aktualisht Di Maria, ndodhet në Argjentinë i përqendruar në përgatitijet e kombëtares bardhekaltër për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 me Uruguajin dhe Venezuelën. Marrëdhëniet e tij shumë të mira me Lionel Messin po e shtyjnë të këmbëngulë që transferohet te Barcelona, edhe pse më parë ka luajtur me Realin e Madridit.

Barça huazon për dy vite Marlon te Nica

Barcelona ka huazuar te Nica për dy sezonet e ardhshme mbrojtësin e ri Marlon. Gjithsesi klubi katalan do të ketë të drejtën e rikthimit të brazilianit në “Camp Nou” që para vitit të parë. 21-vjeçari e zhvilloi fazën përgatitore nën urdhrat e Ernesto Valverdes, që gjithsesi ka preferuar që braziliani të fitojë eksperiencë në kampionatin francez, ku do të ketë shumë më tepër mundësi aktivizimi.

Exit mobile version