Barcelona ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për Angel Di Marian. Sipas të përditshmes sportive katalane, “Sport”, Barcelona ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për Angel Di Marian. Gjiganti nga La Liga thuhet se do t’i paguajë 50 milionë euro klubit francez për ish-yllin e Real Madridit.
Madje, thuhet se Barcelona ka arritur marrëveshje personale edhe me Angle Di Marian, përcjell “Express”. Por, gjatë ditës “Le Parisien” ka shkruar se Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Angel Di Marian. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Barcelona ka arritur marrëveshje me klubin parisien për Di Marian apo jo. Barcelona ka vendosur që të nënshkruajë me Di Marian, pasi po has në vështirësi që të blej Philippe Coutinhon (Liverpool) dhe Ousmane Dembelen (Dortmund).
Barça tërhiqet nga objektivi Seri
Barcelona heq dorë nga blerja e Seri nga Nica. Sipas mediave pranë klubin katalan, stafi teknik blaugrana ka bërë hapa pas, duke u tërhequr nga bisedimet me Nice. Vetë futbollisti pas eliminimit nga Napoli në Play Off-in e Championsit deklaroi se nuk kishte zhvilluar ndeshjen e fundit me skuadrën franceze, duke lënë të kuptohet se nuk do të transferohet te Barcelona.
Dortmundi gjen pasuesin e Dembele
Nëse Barcelona do të arrijë të blejë Dembele nga Dortmundi, verdhezinjtë e gjetën zëvendësuesin e sulmuesit të kombëtares franceze. Bëhet fjalë për Samu Castillejo të Villarealit, i cili gjithashtu është pjesë e Shpresave të Spanjës. Castillejo është pjesë e nëndetëses së verdhë që nga 2015-ta dhe konsiderohet një sulmues anësor me shumë potencial.
Andre Gomes kërkon largimin nga Barcelona
Andre Gomes nuk është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron të largohet gjatë kësaj vere. Mesfushori portugez, Andre Gomes është një nga lojtarët më të kritikuar në Barcelonë, pas paraqitjeve të dobëta në sezonin e kaluar. Sipas Manchester Evening News, Silva dëshiron të largohet për një tjetër skuadër, pasi beson se gjasat e tij për të luajtur rregullisht janë zvogëluar me ardhjen e Paulinhos. Për lojtarin janë duke u interesuar dy skuadra të mëdha evropiane, Manchester United dhe Juventus.
Premier League
Man.United parakalon Arsenalin në garën për Thomas Lemar. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, kur kanë mbetur dhe pak ditë nga fundi i merkatoë, United po përgatit dhe goditjen e fundit. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” i kanë paraqitur ofertën e tyre drejtuesve të Monacos, për mesfushorin francez, përsa i përket shumës së ofruar, ky detaj ende nuk dihet. Ndërkohë që interes për të pasur në dispocizion shërbimet e Lemar është edhe Arsenali, por duket se futbollisti preferon më shumë një kalim tek Man.United.
Tottenham i rikthehet pistës Ross Barklay. Fantazisti i skuadrës së Everton, prej kohësh nuk ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e ekipit, ndërkohë që vetë ai, ka kërkuar hapur të largohet. 23-vjeçari ka një kontratë me Everton, ndërsa kontrata e tij skadon më 2018. Spurs duket se kanë intesifikuar bisedimet me drejtuesit e Everton, për ta mbyllur transferimin e mesfushorit sa më shpejt të jetë e mundur. Nga ana tjetër, tekniku i “Bluve” Ronald Koeman shpreson që çështja Barkley të përfundojë brenda kësaj jave.