Diaspora nis sot regjistrimin për zgjedhjet e 11 Majit, ja hapat që duhet të ndjekin

Këtë të shtunë hapet procesi i regjistrimit të diasporës, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku punojnë dhe jetojnë.

Aplikacioni gjendet në forma të ndryshme, së pari nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon.

Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas ndërtohet një pasword që ka 8 karaktere.

Për ta aktivizuar regjistrimin KQZ, përmes email-it apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar.

Vlen për tu theksuar që duhet që aplikanti të ketë telefon me kamera sepse regjistron fytyrën dhe kjo është pjesë e procesit.

Pasi të ketë mbarur regjistrimi aplikoni del për tu regjistruar përsëri, pas skanimit të pasaportës apo kartës së identitetit e dokumentet e tjera, autoritetet kanë kohë 3 ditë për të kthyer përgjigje nëse është e vlefshme.

Në momentin që regjistrimi është i suksesshëm ai hiqet nga lista e zgjedhësve dhe e përfshin në listën finale, në atë që do të quhet lista e votuesve të diasporës.

Në adresën e saktë që aplikuesi ka dhënë dhe është verifikuar, do të dërgohet me postë fleta e votimit e më pas ai do ta kthejë po me postë. Emigrantët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pranverës kanë afat për tu regjistruar në faqen online të KQZ-së deri me 4 mars.

Artikulli paraprak“Janë të rënda dhe serioze”- Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet deklaratës së Vuçiç: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
Artikulli tjetërPërhapja e H5N1 rrezikon seriozisht shpendët e egër në Shqipëri