Dibër, 14 të arrestuar. Të gjithë anëtarë të një fisi

Arrestohen në Dibër 14 persona me lidhje fisnore me njëri-tjetrin, ndërsa mes tyre është dhe një kryeplak.

Policia bëri me dije se është arritur të provohet bashkëpunimi i këtyre shtetaseve për veprimtarinë e kultivimit të lëndëve narkotike gjatë 2019-2021. Këta shtetas në zonë malore Lumi i Madh kanë kultivuar një sasi bimësh narkotike. Në datë në 5.9. 2020 janë sekuestruar 61 bimë, ndërsa 3633 bimë janë konstatuar në proces tharje.

Sipas policisë, organizator i kësaj është Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lami i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e bimëve, dhe më pas gjetje e tregut që e siguronte nëpërmjet djemve të tij. Gjithashtu janë sekuestruar një armë zjarri, municione luftarakë dhe 13 telefona që përdoreshin nga të lart përmendurit. Ndërkohë puna vijon për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkepi i vozajve megaoperacion antidroge ne diber dhe mat 14 te arrestuar mes tyre kryeplaku i fshatit te gjithe anetare te nje fisi 1 ne kerkim emrat%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Kepi i Vozajve”, u arrestuan shtetasit:

Gëzim Koleci, 55 vjeç
Mehmet Koleci, 45 vjeç
Idajet Koleci, 43 vjeç
Albert Koleci, 40 vjeç

Vilson Koleci, 30 vjeç
Gestjan Koleci, 26 vjeç
Lezan Koleci
Agim Koleci
Besim Koleci, 36 vjeç
Afrim Aspepa, 45 vjeç
Fatjon Doda, 36 vjeç
Lezan Koleci, 62 vjeç
Rasim Gjeçuka, 53 vjeç
Gazmir Gjeçuka, 39 vjeç

 

Artikulli paraprakFilmi shqiptar “Zgjoi” nën ‘ethet’ e nominimit për Oscar
Artikulli tjetër“Lufta mund të nisë në shkurt”/ Pas paralajmërimit të Biden, vjen deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm rus