Gazeta gjermane ‘Die Welt’ ka shkruar një artikull interesant në lidhje me marrëveshjen përfundimtare që do të jetë mes Kosovës dhe Serbisë, kështu duke thënë se korrigjimi i kufirit mes dy vendeve mbetet akoma si njëri nga opsionet në tryezën e bisedimeve në Bruksel.
Bashkimi Evropian ia ka dalë të shmangë aktualisht nga rendi i ditës idenë e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, dhe atij kosovar, Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh. Por, me sa duket SHBA-ja nuk e kundërshton këtë ide, nëse kjo gjë do të sillte një stabilitet afatgjatë, shkruan “Die Welt”.
Kjo, sipas gazetës, do të thotë se tema e këmbimit të territoreve ende nuk është hequr krejtësisht nga tavolina dhe vazhdon të mbetet opsion.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë futur në një garë armatimi, shkruan gazeta gjermane “Di Welt” në një artikull, ku mes tjerash thuhet se në këtë garë, prin Serbia e mbështetur nga Rusia. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro.
Shqipëria ndërkaq, sipas gazetës “Die Ëelt” shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 për qind në krahasim me vitin 2017, ndërsa Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.
“Formimin e ushtrisë së Kosovës e votuan dhjetorin e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës”, thuhet tutje. “Kjo garë e re armatimesh është duke u përcjellë nga konfliktet e pazgjidhura deri më tani. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo po shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe – një term me të cilin qeverisë shqiptare i pëlqen të provokojë”.
Gazeta thekson më tej se “është akoma aktuale ideja e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, dhe e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, që konfliktin politik mes dy vendeve ta zgjidhin me një marrëveshje për shkëmbime të territoresh, ku Veriu i Kosovës i banuar me serbë, do të këmbehej me Luginën e Preshevës.
Kjo ide është kundërshtuar për shkak të efektit “domino” që mund të shkaktojë, shkruan “Die Welt”, e cila thekson se pastaj “sipas këtij modeli mund të copëtohej Bosnja, apo edhe Maqedonia ku jetojnë shumë shqiptarë”. “Për shkak se këto ide bartin me vete një potencial të konfliktit, BE-ja po përpiqet të shmangë fare debatin për këmbimin e territoreve. Aktualisht kjo temë nuk është më në rendin e ditës.
Por, me sa duket SHBA-ja nuk e kundërshton idenë e këmbimit të territoreve, nëse kjo gjë do të sillte një stabilitet afat gjatë, shkruan “Die Welt”. Pra, tema ende nuk është hequr krejtësisht nga tavolina dhe mbete opsion, shkruan gazeta gjermane.
Një gjë, sipas “Die Welt” është e sigurt: “sa më shumë që palët do të armatosën, aq më të mprehta dhe më të rrezikshme do të bëhen konfliktet në rajonin ballkanik.”