Diego Forlan rikthehet në fushë 38 vjeç

Diego Forlan do të luajë edhe në moshën 38-vjeçare në futbollin profesional, pas nënshkrimit të kontratës me Kitchee SC. Kjo marrëveshje vjen pas një sezoni pasivitet, si përforcim për kampionin e Hong Kong-ut. Kthimi i Forlan në fushë vjen pasi tha “lamtumirë” në dhjetor 2016, me Mumbai City, në Indi. Uruguajani, me 112 ndeshje, udhëtoi drejt Hong Kong-ut të mërkurën dhe do të paraqitet të nesërmen në një konferencë shtypi. Forlan, si përforcim i Kitchee, do të përballet për herë të parë me fazën e grupeve të “Champions League AFC”, duke filluar nga 13 shkurti i ardhshëm. Sulmuesi uruguajan fitoi titullin me Manchester United dhe “FA Cup”, edhe La Liga-n, duke u bërë golashënuesi më i mirë në sezonin 2004-2005 me Villarreal, teksa fitoi edicionin e parë të “Europa League”. Me Atlético Madrid fitoi Superkupën Europiane muaj më vonë.

Artikulli paraprakKlopp refuzon Bayern: Dua të fitoj titullin në Premier
Artikulli tjetërDiego Costa në “qiellin e shtatë”