Gjatë ditëve të fundit, janë bërë krahasime të gjera mes dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve, Real Madridit dhe Liverpool, që do të përplasin brirët nesër në mbrëmje në Kiev, duke synuar trofeun e kampionit të Europës. Ronaldo dhe Salah, Keylor dhe Loris Kairus, Sergio Ramos dhe Virgil van Dijk…
Pak detaje mund të na shpëtojnë nga ajo që dy skuaderat finaliste mund të na ofrojnë të shtunën. Sidoqoftë, këshillimi për marketing të sportit “CSM” na ofron përparësinë e madhe të finales së Kievit, nga një këndvështrim tjetër: komercial dhe ekonomik. Në këtë aspekt, Real Madridi fillon me një avantazh të madh.
Potenciali ekonomik i klubit të drejtuar nga Florentino Pérez është shumë më i lartë se ai i Liverpool. Vlera e markës “Real Madrid” vlerësohet në 1.288 milionë euro, krahasuar me 986 milionë euro të markës “Liverpool”. Klubi i bardhë, gjithashtu, e tejkalon shumë homologun anglez për të ardhura.
Madrilenët marrin 136.4 milionë euro për shitjen e biletave, 236.8 milionë euro nga të ardhurat televizive dhe 301.4 milionë euro nga reklamat. Gjithsej: 674.6 milionë euro. Liverpool, nga ana e tij, përfiton nga këto burime të njëjta 424.2 milionë euro. Dallimi është i konsiderueshëm. Po sa larg është distanca mes tyre? Në mënyrë të veçantë, 22 vende në renditjen e UEFA-s.
E gjitha kjo ndikon në vlerësimin e të dy finalistëve të Ligës së Kampionëve. Vlera e lojtarëve të Real Madridit është 771 milionë euro. Ajo e rivalit të tij të së shtunës është 459 milionë euro. Përveç se ka lojtarë më të shtrenjtë, skuadra spanjolle mund të përballojë edhe pagat më të mira. Paga mesatare te “Los Blancos” është 6.98 milionë euro.
Kjo mesatare te “reds” është 4.08 milionë euro. Real Madridi, gjithashtu, ka një avantazh në ndikimin social, me rreth 200 milionë ndjekës në rrjete të ndryshme sociale, përkundrejt 50 milionë ndjekësve të kundërshtarit të tij në finalen e Kievit.
Në një finale, përbërja sportive është e rëndësishme, por në vitet e fundit po tregon se faktori ekonomik ka gjithashtu një peshë transhendente. Në pesë edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve, titulli është fituar nga finalistë me të ardhura më të larta se të zakonshme.
Në vitin 2013, Bayern Munich fitoi ndaj Dortmundit; në vitin 2014, Real Madridi triumfoi ndaj Atlético Madrid; në vitin 2015, Barcelona likujdoi Juventusin dhe, sezonin e kaluar, fitoi përsëri Real Madridi ndaj Juventusit. Nëse kjo premisat mbahen, ekipi i Real Madridit duhet të jetë kampion Europe këtë të shtunë.
Nuk ka pasur “rrugë unaze” për Zinedine Zidane. Legjendë si futbollist, peshë e rëndë te Juventusi, Real Madridi dhe kombëtarja e Francës. Kampion i të gjithë “rripave” të mundshëm. Një nga më të mëdhenjtë, që e filloi edhe karrierën si trajner nga dera e madhe, jo nga dritarja, duke fituar një Champions vetëm gjashtë muaj pas “kostumit dhe kravatës” se re, në stolin e Real Madridit.
Në anën tjetër të ringut, Jurgen Klopp. Meritë e “peshës së vogël”, teksa kushtet e tij nuk e lejuan të ngjitej në ringjet e mëdha në kohën te Mainz. Gjermania humbi një futbollist, por fitoi një trajner. Klopp do të luftonte në të gjitha mënyrat e mundshme për të arritur në krye si trajner. Dhe Borussia Dortmund ishte vendi, ku ai goditi me “rripin e rëndë”, që mund t’i mvishet rrez brezit edhe me Liverpool-in historik.