Mbrojtësi i Barcelonës, Lucas Digne, objektiv i Interit në merkato dhe që më parë në Itali ka luajtur me fanellën e Romës, dëshiron të qëndrojë te klubi katalanas. Në një intervistë të dhënë 23-vjeçari sqaron se kur je pjesë e një skuadre si Barcelona, që është më e mira në botë, nuk e mendon aspak largimin. Spanjolli ndihet shumë i kënaqur me sezonin e tij të parë te blaugranat, pasi është aktivizuar në 26 ndeshje dhe synimi i tij është të qëndrojë sa më gjatë në “Camp Nou”.
Kryesore
Continue to the category34% e punësimeve në bashkitë shqiptare, në kundërshtim me ligjin
Më shumë se një në tre punësime në administratën e 15 bashkive shqiptare gjatë vitit 2024 janë kryer në kundërshtim me ligjin. Ky është...