Dikush hodhi një libër të Flutura Açkës te mbledhja e grupit Bardhi&Noka, masakër o nëne masakër!

Ka një strategji dhe një urdhër që të gjithë deputetët e grupit Bardhi&Noka, (Berisha) të shkruajnë nga një status në FB për të sulmuar dhe tallur deputeten e PD, Flutura Açka, pas sulmit të tupshëm që ju bë në Komisionin e Medias nga dy “burrat”, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Ky sulm duket se bëhet për të rikuperuar sa të munden zemërimin dhe neverinë mbarë publike që shkaktoj sjellja hipokrite e dy udhëheqësve të aksionit berishist, ndërkohë që futen fshehurazi te zyra e Lindita Nikollës për të siguruar fonde për udhëtime turistike jashtë vendit, apo qëndrojnë si pula përballë Damian Gjiknurit.

Idiotizmi i kësaj batërdie shkrimesh kundër Flutuara Àçkës, është stili që kanë zgjedhur.

Si të ideuara nga një mendje, synimi është ironizimi dhe tallja me ngjarjen dhe viktimën Flutura Açka e cila me qëndrimin dinjitoz i nxori jo vetëm burecë, histerikë, por edhe qesharakë dy të fortët e Saliut.

Tani imagjinoni deri ku ka arritur puna, tallen me shkrimtaren dhe botuesen e mirënjohur Flutura Açka një grup deputetësh të cilëve po tu hedhësh ndonjë libër të saj apo çfarëdo kur bëjnë mbledhje, ndodh një masakër e vërtetë: Të vrarë, shumë të plagosur, ju plas alergjia, kurse kusuri që vrapojnë të lemerisur nga libri që ju duket si një bombë, nga ato të terroristëve!/ Alfapress.al

Exit mobile version