Dikush ka ndërhyrë në kontenierin me banane në Port, policia po fsheh ngjarjen, gazetarja: Ka lidhje me drogën

Gazetarja Klodiana Lala në një shënim në profilin e saj në Faceboook shkruan se, dy ditë më parë një ngjarje ende në hetim ka ndodhur në Portin e Durrësit.

Sipas Lalës, mësohet se, në një kontenier me banane në këtë port është ndërhyrë nga jashtë.

Lidhur mbi këtë fakt, policia e shtetit ka njoftuar Prokurorinë, ndërsa dyshohet se kjo ndërhyrje ka lidhje me drogën.

“Të shtunën Policia e Shtetit ka informuar prokurorinë se, në një kontejner me banane në Portin e Durrësit është ndërhyrë nga jashtë. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur, por një gjë është e sigurt që policia po e fsheh këtë ngjarje”, shkruan ajo.

Artikulli paraprakPër një ridimensionim të PD
Artikulli tjetërProtesta në Lungomare vazhdon, biznesmeni: Rama flet përralla, Policia bandite kaloi vijën e kuqe