Dilema e pafund te Real Madrid, të hyjë në merkato ose jo?

Pas dy humbjeve të fundit të Realit ndaj Barcelonës dhe Milanit, duket qartë se “Los Blancos” duhet të forcohen në janar, veçanërisht në mbrojtje. Shumë brenda klubit e shohin kështu, por ka edhe nga ata që hezitojnë.

Një debat që nuk është i ri, sepse brenda klubit ka muaj që po zhvillohet ky debat. Dëmtimi afatgjatë i Karvahalit rriti intensitetin e diskutimeve dhe dy humbjet e fundit e kanë bërë gati të domosdoshme. Ançeloti është i pari që dëshiron të paktën një përforcim në mbrojtje. Ai do të ishte në rregull me një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës dhe nuk do të ishte kundër një mesfushori fantazist.

Megjithatë, në një sektor të klubit ka dyshime, sepse e kuptojnë se në janar, figurat kryesore në pozicionet e kërkuara janë tashmë me skuadër dhe largimi i tyre do të ishte i ndërlikuar dhe mbi të gjitha i kushtueshëm.

Ajo që duket evidente është se vendimi përfundimtar nëse do të shkojë apo jo në merkato në janar do të varet nga ajo që do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme, me Liverpulin në Champions League si një ngjarje kyçe. Një ekip ku luan një nga objektivat më të mëdhenj të Realit të Madridit për vitin e ardhshëm: Aleksandër Arnold.

Exit mobile version