Dinjitet i shqyer i një qeverie të shqyer….

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar qesharake kërkesën e mazhorancës drejtuar Prokurorisë, për ta mbrojtur nga opozita.
Sipas tij, sot mazhoranca kërkon që prokuroria ta mbrojë nga akuzat e opozitës për lojërat e fatit, ndërkohë që prokurorja e përgjithshme duhet të kishte nisur hetimin për kryeministrin Rama, kohë më parë pas deklaratave që bëri në mbrojtje të Agron Xhafajt.
Postimi i Vasilit në Facebook
Qeveri e shqyer, kerkon qe ta mbroje prokuroria.
Qeveria kerkon qe prokuroria ta mbroje nga akuza per perfshirjen e saj ne lojrat e fatit sepse paska shpifur opozita.
Po kur genjen pa pike turpi kryeministri kur deklaron se ai vete ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes dhe i ka dale manipulim nderkohe qe prokuroria ka tre muaj qe nuk e ben dot, pse nuk e kerkojne hetimin e kryeministrit.
Ç’dinjitet i shqyer i nje qeverie te shqyer….

auto auto auto Petrit Vasili149380187815138576271519989125

Exit mobile version