Diplomatët amerikanë dhe ata rajonalë takohen për ta diskutuar të ardhmen e Siris pas rrëzimit të Assad

Diplomatë të lartë të Shteteve të Bashkuara, të Turqisë, Bashkimit Evropian dhe vendeve arabe janë takuar të shtunën në Jordani për bisedime mbi të ardhshmen e Sirisë, pas rrëzimit të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka nisur angazhimet me grupet rebele, përfshirë atë Hayat Tahrir al-Sham, të cilët e udhëhoqën sulmin e befasishëm që rezultoi me pushtimin e Damaskut, të dielën e shkuar.

Bideni ka dërguar sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në rajon këtë javë për të kërkuar mbështetje për parimet që Uashingtoni shpreson se do ta prijnë tranzicionin politik në Siri.

Fqinji verior i Sirisë, Turqia, ka mbështetur prej vitesh forcat opozitare siriane dhe ka shprehur gatishmëri për të luajtur rol në përkrahjen e tranzicionit paqësor në Siri.

Artikulli paraprakDoli nga fusha e lojës duke qarë, Çezena me komunikatë zyrtare për gjendjen e Kristian Shpendit
Artikulli tjetërAnaliza: Largimi i shqiptarëve, a rrezikojmë skenarin e Kroacisë?